Majko: Kosova dhe Shqipëria duhet të dëshmojnë lidhshmërinë e tyre

Aktuale May 18, 2018 - 11:00
Lexo detajet

Ministër i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko është mysafir në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet me përfaqësues të diasporës së. Me këtë rast ai u shpreh i përkushtuar për të kontribuar në lidhjen mes diasporës së Shqipërisë dhe Kosovës, raporton "Zeri.info".

Pandeli Majko para Kuvendit të Kosovës tha se ka ende shumë punë në plotësimin e kërkesave të diasporës, por ai theksoi se Kosova është shumë para Shqipërisë në këtë aspekt.

LEXO EDHE: Veseli: Diaspora ka qenë ndihma më e madhe e jona

"Jemi ende shumë larg asaj çfarë njerëzit duan për vendlindjen e tyre por kjo është arsyeja pse jemi ne këtu, për të marrë dhe dhënë nga njëri tjetri. Kosova është shumë më para se Shqipëria në këtë aspekt, Maqedonia po ashtu", tha ai.

Duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria janë duke planifikuar projekte për diasporën, ai tha edhe se këto dy vende duhet të vërtetojnë lidhjen mes vete.

"Jemi sot përball çështjes së diasporës dhe me këtë rast Kosova dhe Shqipërija duhet të vërtetojnë që do të jenë dy shina të trenit ose dy tela të çiftelisë për të kënduar një këngë", tha Majko. /Zeri