Molliqaj e krahason Albin Kurtin me Hashim Thaçin

Aktuale May 17, 2018 - 21:52
Ja çfarë thotë tutje ai

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti nuk pranon ndryshimin dhe kjo e bën një njëri të rrëzikshëm. Sipas tij, edhe presidenti Hashim Thaçi asnjëherë nuk e pranon ndryshimin.

Dardan Molliqaj, i cili është për herë të parë në emisionin Pressing, në televizionin T7, ka thënë se njerëzit që nuk e pranojnë ndryshimin asnjëherë, janë të rrezikshëm. 

Ai në këtë rast e ka krahasuar Kurtin me Thaçin.

“Unë po tregoj se nuk jam i njëjti siç kam qenë më parë”, ka thënë Molliqaj.

“Historia tregon që njerëzit që nuk janë gati të ndryshojnë, të zbuten, dhe njerëzit që nuk ndërrojnë, janë të rrezikshëm”, ka shtuar Molliqaj në Pressing.