PDK emëron drejtorët në komunën e Pejës

Aktuale May 17, 2018 - 21:09

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë Xhavit Haliti bazuar në statutin e partisë ka emëruar sot katër drejtorët që do ta përfaqësojnë PDK-në në koalicion me LDK-në.

Drejtorët e emëruar për drejtoritë përkatëse janë:

Xhevahire Çeku – drejtoreshë për Drejtorinë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike;

Rajan Arapi – drejtor për Drejtorin e Urbanizmit

Muhamet Mahmutaj – drejtor për D Mbrojtje dhe Shpëtim/Emergjencë

Leotrim Murtezaj – drejtor për Inspekcion

PDK është në koalicion me LDK-në për ta udhëhequr qeverisjen lokale në Pejë.

Image