Vuçiq nuk e duartroket nënshkrimin e marrëveshjeve nga Thaçi në Sofje

Aktuale May 17, 2018 - 17:39
(Video)

Derisa Komisari për zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn nga Samiti i sotëm i BE-së në Sofje kërkoi normalizim gjithëpërfshirës dhe obligativ për Serbinë e Kosovën, duket se është Presidenti serb ai i cili po merr rrugë tjetër.

Momentin kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po nënshkruante marrëveshjet në Samitin e Bashkimit Europian në Sofje, krah udhëheqësve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai u pa sikur nuk e mirëpriti atë.

Kështu la të nënkuptojë reagimi i tij kur të gjithë e përshëndetën firmosjen e dhënë nga Presidenti Thaçi, vetëm Vuçiq nuk u pa të duartrokiste.