Serbët me aksion simbolik në Sofje kundër pjesëmarrjes së Hashim Thaçit (Foto)

Aktuale May 17, 2018 - 15:17
Lexoni më shumë detaje

Para Qendrës e Kulturës në Sofje, janë parë hiq më pak se pesë serbë, të cilat kanë protestuar kundër pranisë së delegacionit kosovarë, që është duke marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje, raporton “Zeri.info”.

Ata mezi kanë mbajtur në duar një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe mbishkrime tjera kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Edhe mediat në Beograd janë alarmuar sot, pas pjesëmarrjes së Kosovës në këtë Samit, raporton “Zeri.info”.

Atje është raportuar se me pjesëmarrjen e Kosovës në Samit, Serbia ka pranuar pavarësinë e Kosovës. /ZËRI/

Image