Vuçiq falënderon Spanjën për qëndrimin e saj ndaj Kosovës

Aktuale May 17, 2018 - 12:14
Lexoni më shumë detaje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bisedoi sot në Sofje me ambasadorin e Spanjës në BE, Pablo Garcia.

Ai ka falënderuar Spanjën për qëndrimin e saj ndaj Kosovës.

LEXO EDHE: Samiti i Sofjes, rikonfirmim i BE-së për Ballkanin Perëndimor

Spanja është, i vetmi anëtar i Bashkimit Evropian, kryeministri i të cilës, Mariano Rajoy nuk po merr pjesë në samitin e BE-së – Ballkanin Perëndimor, por vendin po e përfaqëson ambasadorin Garcia, transmeton lajmi.net.

Arsyeja e mungesës së Rajoy është Kosova.

Kryeministri spanjoll kategorikisht refuzoi të ulen në të njëjtën tryezë me Hashim Thaçin apo ndonjë përfaqësuesi nga shteti i Kosovës.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Rajoy qëndroi dje në Sofje, kur u takua me udhëheqës vendas dhe mori pjesë në mbrëmjen festive.