Rrjeti CSR Kosova po ofron pozita praktike për persona të prekur me Sindromin Down

Aktuale May 17, 2018 - 09:50
Kompanitë anëtare të Rrjetit CSR Kosova kanë siguruar pozita praktike 1 mujore, me pagesë!

Kompanitë anëtare të Rrjetit CSR Kosova (Kosovo CSR Network) kanë siguruar pozita praktike 1 mujore, me pagesë, për persona të prekur me Sindromin Down, për të ndihmuar në aftësimin e tyre dhe integrimin e tyre në shoqeri. Praktikantët e punësuar si përgaditje kanë përfunduar trajnime për aftësim nga Down Syndrome Kosova.
Rrjeti CSR Kosova synon të krijoj një momentum në shoqërinë Kosovare për rritje të rëndësisë së Përgjegjësisë Shoqërore të ndërmarrjeve në adresimin e shumë sfidave të aspektit shumë dimensional, përfshirë: të drejtat e njeriut; të drejtat e punëtorëve; mjedisin; luftimin e korrupsionit; dhe cështjet e ndryshme të karakterit social.

Drejtoresha Ekzekutive e CSR Kosova, Linda Tahiri Rukiqi, ka falënderuar anëtarët e rrjetit për gatishmërinë që kanë treguar dhe kontributin e tyre në aktivitete të Përgjegjësisë Shoqërore. Ajo shtoi se pozitat praktike të ofruara do të ndihmojnë në aftësimin e praktikantëve për punë si dhe drejt krijimit të një jete të pavarur prej të rrituri.

Praktikantët po kryejnë punë nga më te ndryshmet. Gentriti, praktikant në Banken Raiffeisen, është angazhuar në detyra si: fotokopjim, printim, arkivim te dokumenteve te caktuara, përfshirje në aktivitete sociale që ndërlidhen me punën, si Panairi i Punës ku ka bërë shpërdarjen e fletushkave dhe materialeve tjera promovuese dhe përkrahëse. Agroni, ësht]ë praktikant në American School of Kosova, i cili i asiston arsimtarët në klasë dhe angazhohet në kantinën e shkollës. stafi dhe fëmijët në ASK tani janë familjarizuar me Agronin dhe këtij të fundit po I pëlqen shumë puna, andaj stafi i ASK kanë vendosur që t’ia zgjasin praktikën edhe për një muaj shtesë ku per muajin e dytë vetë stafi kanë mbledhur të hollat për pagën e tij. Linda, praktikante e rekrutuar nga Korporata Rugove, angazhohet kryesisht në arkivim dhe fotokopjim të dokumenteve, dhe deri më tani e ka kryer punën pa asnjë problem. Albioni, që momentalisht po përfundon punën praktike në Odën Ekonomike Amerikane, po merret me shkrime të printuara të cilat i kthen/shkruan në mënyre digjitale, për qëllime të Odes Amerikane.

Përvec këtyre praktikantëve, në muajt në vazhdim anëtarët e Rrjetit CSR Kosova do të ofrojnë edhe pozita të  tjera praktike për persona të prekur me Sindromin Down.

Image
Image
Image
Image

Image