Për tre muaj 157 kosovarë marrin pasaportën austriake

Për tre muaj 157 kosovarë marrin pasaportën austriake

Aktuale maj 17, 2018 - 09:24
Lexoni detajet

Numri i të natyralizuarve është rritur lehtë gjatë çerekut të parë 2018, informon Statistik Austria. Nga janari deri në mars, 2561 persona kanë marrë pasaportën austriake (plus 5.7 përqind).

Më shumë se një e treta (886 persona) kishin lindur në Austri. Përpara një viti kishte 9271 persona të natyralizuar, një rritje prej 7,5 përqind, përcjell albinfo.ch. Por në krahasim nga BE, Austri është restriktive.

Sa u takon nacionaliteteve të austrikëve të rinj në vendin e parë janë boshnjakët (304), turqit (210), shtetasit e Maqedonisë (165), Kosovës (157) dhe Serbisë (154). Si vend i parë europian prin Rumania (138), ndjekur nga Kroacia (97).