Thaçi arrin në Samit, shoqërohet nga protokolli drejt sallës (Foto)

Aktuale May 17, 2018 - 09:10
Bëhet fjalë për Samitin e Sofjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur brenda sallës, ku për pak pritet të fillojë punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Deri në ndërtesë, Thaçi është shoqëruar nga protokolli bullgar, kurse brenda është pritur nga kryeministri bullgar, presidenti Junker dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian.

Para hyrjes në objektin ku do mbahet Samiti, Thaçi ka thënë se ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë./Zeri/

Image
Image