Para 'finales' së madhe, Thaçi kërkon unitet

Aktuale May 16, 2018 - 22:36
E Fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, menjëherë pas takimit me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe presidentin serb, Aleksander Vuciq, ka kërkuar unitet të spektrit politik në Kosovë dhe mbarë shoqëris, transmeton "Zëri.info"

Presidenti Thaçi ka thënë se tani është krijuar një momentum shumë i rëndësishëm, për përmbylljen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas Thaçit, për këtë tashmë ka një mbështetje shumë të fuqishme nga BE-së, të gjitha shtetet anëtare të Kuintit.

LEXO EDHE: Protokolli bullgar bllokon rrugët për presidentin Thaçin (FOTO)

 “Prandaj, është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB”, ka thënë Thaçi, pas takimit.

Thaçi ka theksuar se procesi nuk do të jetë fare i lehtë për Kosovën, as për Serbinë, por megjithatë do të ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës. /ZERI