Thaçi takohet me Mogherinin e Vuçiqin në Sofje, ja për çfarë u dakorduan

Aktuale May 16, 2018 - 19:22
Flet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tregon detajet e takimit

Presidenti Hashim Thaçi para pak orësh ka mbërritur në Sofje, kudo të jetë pjesë e Samitit që do të fillojë nesër, raporton “Zeri.info”.

Pasi që ka arritur në Sofrje, presidenti Hashim Thaçi është takuar me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini si dhe me homologun e tij serb, Aleksnadër Vuçiq, përcjell “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi flet për Samitin e Sofjes para takimit me Mogherinin

Përmes një postimi në profilin e tij zyratr në rrjetin social “Facebook”, presidenti ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është rënë dakord që që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt, me një mbështetje unike të BE-së, SHBA-së dhe aktorëve tjerë, raporton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Sapo kam arritur në Sofje, ku takimin e parë e kam zhvilluar me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Me të kemi biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin historik të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe fqinjëve tanë.

Kemi folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur këtë vit të lirë në zonën Shengen.

Me zonjën Mogherini, po ashtu biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Me këtë rast, me iniciativën e zonjës Mogherini kam zhvilluar një takim të përbashkët me të dhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt, me një mbështetje unike të BE-së, SHBA-së dhe aktorëve tjerë.

Prandaj, është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB.

Ky takim është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë, vetëm një ditë para fillimit të Samitit në Sofje. 

Image

Image