Thaçi flet për Samitin e Sofjes para takimit me Mogherinin

Thaçi flet për Samitin e Sofjes para takimit me Mogherinin

Aktuale maj 16, 2018 - 18:33
Ja çfarë thotë presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në këto momente do të hyjë në takim me Shefen për Politike të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Besoj se është një takim i rëndësishëm dhe pjesëmarrja e Kosovës është e një rëndësie të jashtëzakonishme historike”.

“Trajtimi i Kosovës është i barabartë me të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Thaçi ekskluzivisht për Info Magazine.

“Është rrugëtim i sigurt për shtetin tonë. Kosova me hapat që po ndërmerr tregon se është një shtet stabil, shtet i progresit dhe reformave”.

“Në Samitin e Sofjes, Ballkani i Perëndimit dhe Kosova do të jenë në fokus”.

LEXO EDHE: Vuçiq e konfirmon në Sofje: E kam marrë një plan të Perëndimit për Kosovën

Sa i përket raporteve me Serbinë në këtë samit, Thaçi ka thënë se do të kenë raporte konstruktive dhe do ta dërgojnë mesazhin se Kosova është e përgatitur për fazën përfundimtare të dialogut, pajtimin dhe arritjen e një marrëveshjeje të obligueshme, që do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në Samitin e Sofjes përveç liderëve kryesorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës do të jenë edhe krerët e vendeve më të fuqishme të BE-së, si Gjermania dhe Franca.

Nga Kosova për në Bullgari kanë udhëtuar Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.