Medalje jubilare të 10-vjetorit të pavarësisë për ish-gjeneralin Wesley Clark

Aktuale May 16, 2018 - 12:40
Lexo detajet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar ish-Gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

“Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar Presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Presidentit, kjo dekoratë është edhe mirënjohje për qytetarët dhe ushtarët amerikanë që kontribuuan për Kosovën.

“Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka shtuar ai.

“Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark”, ka përfunduar Presidenti Thaçi.