Veseli: Disa deputetët vijnë vetëm për tu nënshkruar

Aktuale May 16, 2018 - 11:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duke folur rreth monitorinit të punës së Kuvendit në një diskutim të organizuar nga KDI-ja e pranoi që puna e Kuvendin shpesh herë ngarkohet me tema të panevojshme duke shtuar edhe se disa deputët vijnë në Kuvend  vetëm për tu nënshkruar raporton "Zeri.info".

"Agjenda e Kuvendit është duke u stërngarkuar me çështje që nuk i takojnë  drejtpërdrejt punës së Kuvendit, por ka një politizim që tejkalohet në çështje personale. Kjo është një situatë reale që mund të tejkalohet vetëm me formimin e një konsensusi nacional", tha Veseli.

Shpesh herë në Kuvend sipas tij tejkalohet situata, në mes të debateve me deputetët duke e vënë në dyshim kredibilitetin e Kuvendit.

 

Zgjidhja sipas tij qëndron tek konsesunsi i partive politike të vendit.

Ndërsa duke folur rreth funksionimit të punës së Kuvendit, Veseli tha se ka deputet që vijnë vetëm për tu nënshkruar.

"Disa deputet vijnë vetën për tu nënshkruar ose kur ka transmetime televizive dhe pastaj më nuk janë aty. Jo të gjithë deputetët por disa e bëjnë këtë", theksoi Veseli.

Ndërsa Albert Krasniqi nga KDI-ja, që është edhe organizuese e këtij debati tha se Kuvendi është duke u përballur me disa sfida, e që mes tyre ai përmendi edhe mungesën e deputetëve nëpër seanca.

"Sfidat me të cilat është ballafaquar Kuvendi janë të shumta dhe jo rrallë herë kanë quar deri tek mosfunksionmi i Kuvendit. Mbikëqyrja e Kuvendit është e dobët dhe deputetët do duhej të monitoronin punën e Kuvendit nëse po e kryen punën e duhur", tha Krasniqi.

Ai përmendi edhe mungesat e deputetëve nëpër seanca dhe mosvotimin e atyre që janë në sallë, që sipas tij përbënë problem për funksionim të rregullt të Kuvendit/Zeri