Gjoba për gjakovarët që hedhin mbeturina

Aktuale May 16, 2018 - 11:01
Lexo detajet

Ndotësit e ambientit në Komunën e Gjakovës do të sanksionohen me gjoba.

Ndotësit do të gjobiten nga 19 zyrtarë komunalë, ndërsa do të raportohet edhe nga qytetarët për të cilët është vënë në dizpozicion numri 049-926-998

Kështu thotë platforma e re për mbrojtjen e ambientit e lansuar nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Gjini së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit dhe me Komandantin e Policës ka mbajtur mbledhje me 19 zyrtarët e caktuar për shqipitimin e këtyre gjobave..

“Bindjet e mia të thella janë se nëse ndonjëherë dikush ju flet për patriotizëm për komb, për shtet dhe hedh një kanaçe për dritare të automjetit mos i besoni. Minimumi i minimumit që mundet dikush me vepru për vendin e vet është të paktën me mbajte pastër”, tha Gjini.

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit tha se Ligji për shqiptimin e gjobave do të funksionojë përmes përmbaruesit privat i cili mjetet e personave të gjobitur do t’i tërheq në afat brenda 15 ditësh

Ndërsa, Major Krist Gjoka, komandat i stacionit policorë në Gjakovë tha se në shqiptimin e këtyre gjobave do të jetë edhe asistenca e pa munguar e Policisë së Kosovës.