Për mërgimtarët, tani pagesa online të policave të sigurimit

Aktuale May 16, 2018 - 10:36
Lexo detajet

Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët tanë të diasporës, Ministria e Punëve të Brendshmenë njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit.

Në këtë ceremoni nesër në mesditë do të marrin pjesë: zv.kryeministri dhe ninistri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.