Çitaku me fjalim të fuqishëm në OKB, ja çka thotë

Çitaku me fjalim të fuqishëm në OKB, ja çka thotë

Aktuale maj 14, 2018 - 17:04
Detajet

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë që ajo është në këtë mbledhje për të u rikujtuar të gjithë shteteve të OKB-së, vuajtjet që ka kaluar Kosova gjatë luftës raporton “Zeri.info”.

“Ne kemi kaluar nëpër shumë gjëra duke filluar që nga shtypja sistematike e të drejtave të njeriut, por përkundër rrethanave të këqija ne kurrë nuk jemi dorëzuar me shpresë ja kemi dalur që të vazhdojmë. Në Kosovë çdo ditë ka përkujtime, çdo ditë një memorial i ri hapet, njerëzit janë të bashkuar në përkujtimin e sakrificës së të rënëve”, tha Çitaku.

LEXO EDHE: Daçiq flet për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Sipas saj gjenerata e këtij viti është e vetmja gjeneratë që nuk i ka përjetuar tmerret e luftës.

“Këtë vit përafërsisht 30 mijë kosovar diplomojnë nga Universitetet dhe do të jenë gjenerata e parë që nuk kanë përjetuar tmerret e luftës, ata janë brezi i parë që janë rritur pa ditur frikën e shtypjes dhe pa qenë të frikësuar nga lufta. Ata nuk kanë frik sepse liria është e vetmja që ata e dinë dhe të lirë do të mbesin gjithnjë”, theksoi ajo.

LEXO EDHE: Daçiq thotë se Kosova po mashtron për formimin e Asociacionit të Komunave serbe

Ajo në fjalimin e saj inspirues ua rikujtoi shteteve të OKBE-së përshirë edhe Serbinë, se tmerret që ka kaluar Kosova gjatë luftës së fundit janë e vërteta e vetme, dhe çfarëdo tentative për ndryshim të këtij realiteti, është vetëm një përpjekje e rrejshme.

“E vërteta dhe pajtimi nuk mund të ndërtohen me përpjekje të rrejshme. Unë ndjehem e detyruar që të ju rikujtoj të gjithëve vuajtjet e popullit të Kosovës. Kjo është e vetmja e vërtetë dhe do të vazhdoj ta përsërisë dhe është koha që kjo të përfundoj më. Shtetet anëtare të OKB-së duhet të njohin të vërtetën”, tha ajo /Zëri