Ministria e Drejtësisë përkrahet për draftin e Kodit Civil

Aktuale May 03, 2018 - 13:55
Lexo detajet

Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e BE-së   në Kosovë po organizojnë një tryezë diskutimi në kuadër të fushatës informuese “Kodi Civil dhe ndikimi i tij në ekonomi: Të drejtat kontraktuale dhe pronësore”, raporton “Zeri.info 

Ndonëse ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të merrte pjesë ne këtë tryezë, ai nuk mundi të vij për shkak që po merr pjesë në seancën e Kuvendit.

Përfaqësuesi i Projektit të Kodit Civil, Alfons Lentze i cili po merr pjesë në diskutim tha se Kosova duhet të ketë një pjesë moderne të legjislacionit.

 "Duhet të kemi një pjesë moderne të legjislacionit. Unë isha shumë i lumtur që kishte një interes të madh për këtë. Të gjithë do të keni një të ardhme të ndritur pasi të bëhet liberalizimi", tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi i Projektit të Kodit Civil, Haxhi Gashi tha se një numër i madh i ligjeve prekin çdo ditë qytetarët.

"Jemi në fazën e finalizimit të draftit. Një numër i madh i ligjeve prek jetën e qytetarëve. Me Kodin Civil ballafaqohemi çdo ditë që nga çështjet më të vogla", tha ai.

Sipas tij, ligji i mirë do të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik.

Nëse kemi një ligj të mirë ne ndikojmë në zhvillim ekonomik dhe pakësohen rastet ne gjykata. Në Kosovë ka mjaft prona të pa regjistruara. Fakti qe si kemi pronat të regjistruese nuk mund as t'i lejmë ato në hipotekë. Andaj ne jemi këtu për harmonizua këto ligje", tha ai./Zeri