Thaçi: Liria dhe pavarësia janë meritë e shumë brezave të gazetarëve të Kosovës

Aktuale May 03, 2018 - 13:39
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se Kosova ka gazetarë të mirë, që sipas tij në kohët shumë të vështira kanë raportuar drejtë dhe paanshëm.

Thaçi me anë të një postimi në "Facebook", ka thënë se breza të shumtë të gazetarëve kanë merita për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Gazetarët sot po e shënojnë në mënyra të ndryshme 3 Majin, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Kosova fatmirësisht ka shumë gazetarë të mirë, me integritet të lartë dhe profesionistë të mirëfilltë, që në rrethana shumë të vështira e kanë mbajtur gjallë raportimin e drejtë dhe të paanshëm për qytetarët tanë.

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë meritë edhe e shumë brezave të gazetarëve të Kosovës, që me guxim e përkushtim e raportuan të vërtetën për çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Prandaj edhe në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ftoj të gjithë gazetarët që të vazhdojnë me punën e tyre profesionale, hulumtuese dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe të shtetit tone”, ka shkruar Thaçi.