Haradinaj: Sigurimi i policëve, temë shqetësuese që duhet të trajtohet

Aktuale May 03, 2018 - 11:13
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit ka ndarë shqetësimin për rastin e dy policëve që institucionet e Kosovës po vazhdojnë ende kërkimin e tyre, raporton "Zeri.info".

Ai i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi i cili tha se në këtë rast nuk ka pasur koordinim të institucioneve, duke i thënë që ndonëse nuk janë gjetur akoma policët, koordinim ka.

LEXO EDHE: Selimi: E papranueshme që policët të mos kenë sigurim (VIDEO)

Haradinaj po ashtu pranoi situatën e keqe në të cilën gjenden policët e Kosovës pa sigurim shëndetësor por tha se është një çështje që Qeveria do ta trajtoj, raporton Zëri.Info

“Çështja e dy policëve të humbur është shqetësim i të gjithëve që ka prek pa dalim çdo institucion. E vërteta është se ka koordinim atje dhe ka vullnet me pranua çfarëdo përkrahje por ekziston edhe një praktik që disa që rrinë në kafene e po u japin këshilla atyre atje. Policët nuk kanë sigurim dhe është temë shqetësuese që duhet të trajtohet. Shpresoj që do të kemi epilog të asaj gjendje unë i bashkohem falënderimit për të gjithë ata që marrin pjesë për kërkimin e tyre”, ka thënë ai. /ZËRI/