Protestojnë gazetarët, kërkojnë të drejtat e tyre (FOTO)

Aktuale May 03, 2018 - 11:09
Lexoni më shumë detaje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në ditën e lirisë së shtypit ka organizuar një protestë në sheshin "Zahir Pajaziti", në Prishtinë, raporton "Zëri.info".

Në këtë protestë është parë një numër i konsiderueshëm i gazetarëve të cilët po protestojnë për të drejtat e tyre.

Me moton " Mosndëzhkimi vret lirinë ë shprehjes", Asociacioni i Gazetarëve ka thirr këtë aksion.

Gazetarët në duar po mbajnë pankarta më moto të ndryshme si : "STOP censurës", "Ndaloni linçimet", "Zbatojeni ligjin e punës", "Mbrojeni gazetarët" etj.

Gjatë protestës së sotme, Majlinda Aliu, kryetare e bordit të AGK-së, para mediave ka treguar për sfidat që kanë kaluar gazetarët në Kosovë, raporton "Zeri.info".

Ndër sfidat q ajo ka përmendur ndonëse pa shifra të sakta numrin e madh të gazetarëve që punojnë pa kontrata.

Po ashtu ajo ka treguar edhe për sulmet dhe linçimet që po u bëhen gazetarëve.

Sipas saj tanimë prokuroria ka emëruar një prokuror që do të merret vetëm me rastet e gazetarëve.  /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image