Zyrtarë të lartë në vendin ku po kërkohen policët

Aktuale May 02, 2018 - 17:45
Ja kush prej tyre kanë shkuar atje

Në vendin ku sot po kërkohen policët e zhdukur në Lepenc, janë duke qëndruar ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i kësaj force Rrahman Rama, ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi dhe ushtruesi i detyrës së komandantit të Policisë së Kosovës Naim Rexha.

I pranishëm në këtë vend është edhe deputeti Bekim Haxhiu.

LEXO EDHE: Tri ditë kërkime, asnjë informatë për dy policët e zhdukur

Dy policë të Kosovës me makinën e tyre zyrtare ranë në Lumin Lepenc të shtunën, ndërsa nga ajo ditë po kërkohen intensivisht.

Sot Policia e Kosovës njoftoi se do të ndalojë ujin në dy hidrocentrale për ta lehtësuar kërkimin e dy policëve të zhdukur.

Në fotografitë në vijim shihet se cila pjesë e lumit dhe malit u kontrollua sot./kallxo.com/

Image

Image