Gorani: Thash hajde të ndahemi paqësisht, por kështu reagoi Liburn Aliu

Aktuale May 01, 2018 - 21:54
Lexo detajet

Deputeti i GDP-së, Dukagjin Gorani, ka folur rreth përplasjeve që kanë ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se një problem serioz brenda VV-së, kanë qenë edhe problemet strukturore.

Gorani ka shpjeguar edhe përplasjen me deputetin Liburn Aliu, kur kishte kërkuar që të organizonin një konferencë dhe të ndaheshin në mënyrë paqësore.

LEXO EDHE: Deklarata e parimeve të partisë së re

Ndërkohë kjo kërkesë e Goranit ishte kundërshtuar jashtëzakonisht ashpër nga Liburn Aliu, i cili kishte thënë se nuk do të ketë një ndarje paqësore.

“Ai reagim ishte tepër emocional”, ka thënë Gorani në Tv Dukagjini.

Gorani thotë se është gjendur në një pozitë mjaft të papërshtatshme pas përplasjeve brenda LVV-së, dhe ka treguar që ka tentuar që të qortojë të dyja palët.