'Kërkesat e sindikalistëve do të adresohen në takimin e parë të Qeverisë'

Aktuale May 01, 2018 - 19:14
Lexo detajet

Në Ditën e Punëtorëve, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të kryesuar nga kryetari, Avni Hajdini.

Kryeministri Haradinaj gjatë takimit ka vlerësuar angazhimin e kësaj sindikate si dhe protestën e mbajtur sot e ka quajtur të dinjitetshme dhe në shërbim të realizimit të të drejtave të punëtorëve, transmeton “Zëri.info”.

Haradinaj u zotua se Qeveria e Kosovës do të jetë partner i BSPK-së në përmbushjen e kërkesave të BSPK-së.

“Në mbledhjen e parë të Qeverisë do të ngritën shqetësimet e shprehura nga ana juaj. Nuk do të rrimë në pritje dhe do të ndërmarrim veprime konkrete në realizimin e kërkesave për të drejtat e punëtorëve në vend”, tha Haradinaj.

LEXO EDHE: Kryeministri zhvillon takimin me sindikalistët me dyer të mbyllura

Ai i ka siguruar ata se të gjithë do të kenë trajtim të barabartë. 

Sipas Haradinajt, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i trajtoj me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Në anën tjetër, kryetari BSPK-së, Avni Hajdini, kërkoi mbështetjen e kryeministrit Haradinaj që të respektohen të drejtat e punëtorëve, respektimi i orarit të punës si dhe të mos ketë diskriminim në pagë. /Zëri/