Kryeministri zhvillon takimin me sindikalistët me dyer të mbyllura

Aktuale May 01, 2018 - 16:12
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me përfaqësues të sindikatave ne Kosovë, raporton “Zëri.info”.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini e ka njoftuar kryeministrin me rrjedhën e protestës.

"Protesta jonë ka qenë socio-ekonomike duke aluduar për disa të drejta qe mund të përmbushen me ligj. E dërguam një mesazh që të ketë kujdes  për punëtorët", tha Ajdini.

Në këtë takim po merr pjesë edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje nga takimi. Kujtojmë se ky takim ështs thirurr pas protestës së mbajtur nga BSPK./Zëri/

Image