Deputeti i Vetëvendosjes zhytet në Lepenc për të kërkuar dy policët

Aktuale May 01, 2018 - 12:57
Ja për cilin deputet bëhet fjalë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, është zhytur në Ibër Lepenc për t'i ndihmuar njësiteve të kërkimit rreth zhdukjes së trupave të dy policëve nga aksidenti i së shtunës.

GazetaExpress ka siguruar fotografi ku shihet Liburn Aliu i zhytur në ujë së bashku me persona të tjerë.

Ndërkaq, më herët, Express raportoi se 170 persona, civilë, FSK, policë e vullnetarë kanë dalë për të dhënë ndihmën e tyre për t'i gjetur dy policët e zhdukur tash e disa ditë.

LEXO EDHE: 170 zyrtarë në kërkim të dy policëve të zhdukur

Pas dy ditë kërkimesh autoritetet kosovare dhe ato maqedonase nuk kanë arritur t’i gjejnë policët e aksidentuar.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën, ndërsa detaje tjera rreth ngjarjes ende janë të paqarta.

Përveç Policisë së Kosovës dhe FSK-së në këtë operacion janë angazhuar zjarrfikësit dhe KFOR-i.

Kërkimet për gjetjen e tyre, kanë filluar edhe në territorin e Maqedonisë, ku shtrihet lumi Lepenc.

Image

Image