Igor Soltes flet për raportin e BE-së: Shpresoj që Kosovës t’i hiqen vizat së shpejti

Aktuale April 17, 2018 - 17:51
Lajmet

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka komentuar publikimin e Raportit të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Soltes përmes një postimi në Twitter, ka thënë se shpreson se shumë shpejt do të hiqen edhe vizat për Kosovën.

“Pavarësisht përmbajtjes së Raportit që u publikua sot, është e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës të vazhdojë reformat që tashmë kanë filluar t’i zbatojë dhe të fokusojë energjinë e saj në implementimin e reformave dhe gjithashtu t’i praktikojnë ato”, ka shkruar Soltes .

Sotles më tej ka thënë se po ashtu e rëndësime është që të vazhdohet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është e rëndësishme të vazhdohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe po ashtu t’i rriten përpjekjet për të pasur një sistem ligjor të pavarur.

Për stabilitet në rajon është tejet e rëndësishme që të vazhdohet dialogu mes Beogradin dhe Prishtinën në mënyrë konsistente dhe të qetë”, thuhet më tej në deklaratën e sllovenit të publikuar në Twitter.

Soltes ka folur edhe për rëndësinë jetike të respektimit të ligjit, e sidomos nga akterët politikë.

“Respektimi i ligjit duhet të jetë primare dhe po ashtu duhet të respektohet nga të gjithë politikanët e involvuar”, ka shkruar Soltes.

Ai më tej ka thënë se shpreson që së shpejti të bëhet edhe liberalizimi i vizave dhe të ketë sa më pak pengesa në këtë rrugë. /Telegrafi