Ministri Bytyqi pas ratifikimit në Kuvend, takon anëtaret e rinj të KSHC-së

Aktuale April 17, 2018 - 17:33
Lajmet

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqri Bytyqi, ka pritur sot në takim anëtaret e Këshillit Shtetëror të Cilësisë(KSHC),  të cilët i ka uruar po ashtu ju ka thënë se ratifikimi i tyre në Kuvend është në të mire të zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë, shkruan “Zëri.Info”.

Ai më tutje po ashtu i ka falënderuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për angazhimin në këtë proces.

Lexo statusin e plotë të Shyqri Bytyqit:

Sot, prita në takim njoftues anëtarët vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët sot u ratifikuan nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që kanë.

Kam uruar anëtarët e rinj të KSHC-së dhe theksova se ratifikimi i tyre në Kuvend është shumë domethënës për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për angazhimin e tyre në këtë proces si dhe gatishmërinë për ta futur si pikë të parë të rendit të ditës për diskutim, me çka edhe u kuptua rëndësia dhe pesha e kohës për ratifikimin e Këshillit. Falënderoj edhe shoqërinë civile për kontributin e saj në këtë drejtim.

Në këtë takim kemi diskutuar për thirrjen sa më parë të mbledhjes konstituive në mënyrë që sa më shpejtë të zgjidhen organet drejtuese. Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe takimi Asamblesë së ENQA-s që do të mbahet më 19 prill 2018, në Spanjë dhe rëndësia që ky takim ka për Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

Kërkova nga anëtarët e rinj të KShC-së, që të jenë në nivelin e duhur të obligimeve dhe përgjegjësive që kanë, që me përkushtimin profesional dhe angazhim të pavarur, të jenë kredibil në vendim marrje për të ndikuar në mënyrë sistematike në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe imazhin e AKA-së në përgjithësi , por krahas kësaj nuk do të mungojë edhe mbështetja nga MAShT.