Apostolova tregon se kur do të bëhet liberalizimi i vizave

Aktuale April 17, 2018 - 16:38
Lexo detajet

Shefja e Zyrës së BE në Prishtinë, Nataliya Apostolova tha se ura mbi Lumin Ibër është njëri ndër projektet më të mëdha të BE-së dhe se pret që sa më shpejt yë hapet për qarkullim, raporton 'Zëri.info".

Kurse sa i përket Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Apostolova tha se brenda katër muajsh pritet të përgatitet ai.

LEXO EDHE: Apostolova: Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten shqetësuese

Ajo tha se ekipet teknike negociatore do të takohen në Bruksel për të diskutuar se çka do të përfshihet në statut të AKS.

"Natyrisht se duhet të jemi të kujdesshëm se cka përfshihet në Statut", tha Apostolova, raporton tutje "Zëri.info". 

Përfaqësuesja e BE-së më tej tha se javën e ardhshme do të vijë në Kosovë për të vlerësuar se sa është punuar në "Track rekord".

"Nëse Komisioni bindet se është punuar mjaftueshëm, atëherë do iu rekomandohet vendeve anëtare të BE-së heqjen e vizave për Kosovën... Se do të ndodhë liberalizimi i vizave këtë vit,? Nuk e di. Kjo varet nga Kosova", deklaroi Apostolova. /Zëri/