Apostolova: Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten shqetësuese

Aktuale April 17, 2018 - 16:20
Lexo detajet

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se Raporti për Kosovën prezanton përparimin e Kosovës për dallim nga viti i kaluar dhe sa është afruar Kosova me BE,  sa është zbatuar Marrëveshja për Stabilizim Asocim,r raporton “Zëri.info”.

Sipas Apostolova, Kosova ka ngecje në kryerjen e reformave, e që pengesë ka qenë procesi zgjedhor dhe vonesa në formimin e institucioneve të reja.

Ndërsa sukses sipas saj mund të llogaritet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

LEXO EDHE: Mogerni flet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Apostolova ka thënë se Kosova ka forcuar kornizën ligjore.

"Raporti për Kosovën e vlerëson angazhimin e Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit... Derisa ka pasur përparim ne forcimin e legjislacionit, krimi i organizuar dhe korrupsioni mbetet ende shqetësues", deklaroi Apostolova.

Ajo më tej ka thënë se shqetësuese për BE-në ka qenë deportimi i shtetasve turq si dhe përpjekja për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Sa i përket ekonomisë, Apostolova ka thënë se Kosova ka bërë punë ë madhe dhe se është krijuar ambient më i mirë për biznes.

Apostolova po ashtu tha se sfidë për aspektin financiar mbetët çështja e pagesës së veteranëve të luftës së UCK-së. Apostolova  tha se në Raportin për Kosovën specifikohet se nuk është bërë aspak përparim ne çështjen e Arsimit, mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. /Zëri/