Publikohen pamjet, ja si iu vu flaka sporteleve në ''Rrugën e Kombit''

Aktuale April 02, 2018 - 11:35
Pamje të publikuara deri më tani

Publikohen pamjet e para të sulmit dhe djegies së sporteleve në tubimin e organizuar në Rrugën e Kombit në Kalimash ditën e shtunë, i cili degjeneroi në dhunë e përleshje.

LEXO EDHE: Revolta për protestuesit e arrestuar, bllokohet rruga para Policisë së Tiranës

Në pamjet e publikuara nga Report tv, duket momenti kur kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë e deri kur rreth 200 të tillë qëndrojnë para kordonit të policisë i cili është pozicionuar para traut dhe sporteleve ku mblidhen paratë.