Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës mund të bëhet këshilltar i Trump

Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës mund të bëhet këshilltar i Trump

Aktuale mars 17, 2018 - 15:39
Ja për kë bëhet fjalë

John Bolton njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, shpalljen e të cilës në mënyrë të njëanshme në shkurtin e vitit 2008 e pati cilësuar si akt të papranueshëm dhe që do të dëmtonte rëndë stabilitetin e rajonit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vendosur të zëvendësojë këshilltarin për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, me ish-ambasadorin në Kombet e Bashkuara, John Bolton.

Trump pritet ta bëjë të ditur këtë vendim sapo të ketë gjetur një pozitë të denjë për t’ia dhënë McMaster, që mbetet gjeneral në detyrë. Ky vendim i presidentit të Amerikës vjen pas një kohe mospajtimesh me gjeneralin në çështje kyçe, si ato me Korenë Veriore, Iranin dhe Rusinë.

Por ky vendim mund të përcillet me reagime të ashpra nga njëohësit e kësaj sfere, të cilët e shohin Bolton si njeri krejt të padenjë për të marrë këtë detyrë, duke ironizuar se madje edhe mustaqet e tij janë më kompetente për ta kryer këtë punë, se vet ai.

John Bolton njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, shpalljen e të cilës në mënyrë të njëanshme në shkurtin e vitit 2008 e pati cilësuar si akt të papranueshëm dhe që do të dëmtonte rëndë stabilitetin e rajonit.

Ndërsa në një intervistë të dhënë po ato ditë për mediumin rus Russia Today, ai deklaron se beson që Kosova mund të jetë çerdhe e radikalizmit islamik dhe terrorizmit në Europë, duke kërkuar që çështja të zgjidhet me negociata, transmeton Klan Kosova.