Skandali i mishit, ekipi i televizionit nga Belgjika arrin në Prishtinë
Skandali i importit të mishit me etiketa të falsifikuara në Kosovës ka gjetur vend edhe në mediat në Evropë. Ishin autoritetet kosovare të cilat kishin njoftuar kolegët belgë për mundësinë e mashtrimit që në shtator të vitit 2016, por belgët nisën hetimet vetëm 18 muaj më pas.
Ishte 19 shtatorit i vitit 2016 kur një kamion me mish nga “Veviba” në Bastogne mbërriti në Kosovë, në të cilin shumica e etiketave ishin grisur nga paketimi, por mbetjet treguan se mishi tashmë datonte nga viti 2004.
Kësisoj, skandali në fjalë ka nxitur mediat belge që të vizitojnë Prishtinën. Ekipi i televizionit të njohur “RTBF” do të qëndrojë në vendin tonë ku do të shoh nga afër ecurin dhe problematikën e nisur të mishit.
Të njëjtit do të zhvillojnë disa intervista me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe Doganën e Kosovës.
Ndryshe, rasti i Kosovës është flagrant pasi bëhet fjalë për falsifikimin e etiketave dhe importimin e mishit 12 vjet të vjetër.
Vlen të theksohet se vetëm pak muaj më parë Komisioni Evropian mori në konsideratë ankesat se ushqimet e eksportuara në vendet e Evropës ish-komuniste kanë cilësi dhe parametra të tjerë nga ato që tregëtohen në Perëndim.