Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës

Aktuale March 15, 2018 - 17:11

Sot Kuvendi ka votuar për propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të kalojë në administrimin e Komunës së Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka falënderuar deputetët që votuan këtë propozim.

Në votim morën pjesë 74 deputetë, dhe nga ta vetëm një deputet asbtenoi, kurse 73 të tjerë votuan për.