Ish-deputeti i “Vetëvendosjes” alarmon mediet malazeze

Aktuale March 15, 2018 - 16:10

Investimi i ish-deputetit, Florin Krasniqi, në ndërtimin e dy hidrocentraleve në Plavë të Malit të Zi ka “trazuar” mediet e këtij vendi. Këto të fundit njoftojnë se banorët lokal janë duke e organizuar një peticion kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve me arsyetimin se kjo mund t’ua rrezikoj furnizimin me ujë të pijshëm, raporton gazeta “Vijesti”, transmeton portali “Zëri.info”.

Këto medie bëjnë të ditur se Krasniqi ka blerë hotelin e Balshajve në Ulqin, ku edhe është selia e kompanisë së tij “Plava Hidro Power”, raporton “Zëri.info”. Sipas medieve malaze 651 qytetarë të Plavës kanë nënshkruar peticionin, por organet komunale kanë refuzuar një kërkesë të tillë.

Madje, siç shkruan “Vijesti”, këshilltari i Alternativës shqiptare, Ibër Hoti, ka kërkuar ka Komuna e Plavës ta ndryshoj vendimin për dhënien e lejes për ndërtimin e hidrocentraleve.

Ato akuzojnë Krasniqin se ka furnizuar me armatim UÇK-në. “Krasniqi në SHBA ka blerë armatim në vlerë prej 30 milionë dollarë për UÇK-në gjatë viteve të 90-ta”, shkruajnë mes tjerash këto medie. /ZËRI