Veton Surroi ‘bëhet’ pjesë e parlamentit të Kosovës!

Aktuale March 15, 2018 - 15:51
Ja si arriti ai të ‘bëhet’ pjesë e Kuvendit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti  gjatë leximit të emrave të deputetëve të cilët i ftonte për të votuar për dy anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë dhe dy anëtarët e Bordit të RTK-së, ka ngatërruar emrin e deputetin Veton Berisha me publicistin Veton Surroi raporton “Zeri.info”.

Me të kuptuar gabimin nënkryetari Haliti e ka përmirësuar atë, duke shkaktuar të qeshura në Kuvend, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se në rend dite vazhdojnë të jenë: Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, me kërkesë të VV-së lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit; Programi i punës së Kuvendit për vitin 2018; Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit; Ratifikimi i Marrëveshjes për Hua me BERZh-in për autostradën Kijevë-Zahaq; ndryshim-plotësimi i Ligjit për Presidentin etj./ZERI