Pavarësia e Kosovës kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Aktuale March 15, 2018 - 15:37
Lexo detajet

Anëtari i Kryesisë së partisë radikale të Serbisë (SRS) Miljan Damjanoviq ka deklaruar sot se pas vizitës së ndihmës sekretarit shtetëror të SHB A-së për Europë dhe Euroazi, Wess Mitchell, është e qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian.

Damjanoviq ka thënë se Aleksandar Vuçiq pesë vjet radhas ka folur se nuk ka presion ndaj Serbisë dhe se pavarësia e Kosovës nuk është kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por mesazhe të tjera u dëgjuan gjatë vizitës së Mitchellit në Beograd, përcjell FoNet kumtesën e kësaj partie.

LEXO EDHE: Bërnabiq: BE-ja nuk mund ta shantazojë Serbinë për Kosovën

Ai ka thënë SHBA-ja po kërkon të njihet pavarësia e Kosovës dhe të formohet Ushtria Kosovës pa të drejtën e vetos nga askush.

"E kemi pasur shfaqjen mediale të Vuçqit që ka filluar me të pyesë gazetarët se cili dokument flet as ata mund ta formojnë shtrinë“, ka theksuar Damjanoviq.