MAShT prezantoi Raportin vjetor të vlerësimit të Planit strategjik të arsimit

Aktuale March 15, 2018 - 12:57
Ja cilat janë sfidat e arsimit në Kosovë

MAShT prezantoi Raportin vjetor të vlerësimit të Planit strategjik të arsimit 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë prezantimin e Raportit vjetor të vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017/2021, me ç’rast ministri Bytyqi tha se ky plan nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat në këtë fushë raporton “Zeri.info”.

Bytyqi përmes një statusi në Facebook ka folur edhe për problemet që i ka hasur kjo ministri.


Për më shumë lexoni të plotë postimin e tij:

Gjatë prezantimit të Raportit vjetor të vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017/2021, theksova rëndësinë e madhe që ka ky Plan, sepse është dokument bazik që hapë rrugët drejt reformave të nevojshme të sistemit arsimor në Kosovë.

Shfletimi i këtij vlerësimi do të nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat që paraqiten në zbatimin e këtij Plani deri në vitin 2021. Një ndër pengesat që ne kemi hasur në raport është mungesa e buxhetit të mjaftueshëm, i cili do të mundësonte që PSAK të zbatohet në tërësi.

Po ashtu, theksova se gjithëpërfshirja ka shënuar ngritje nga niveli parashkollor deri në nivelin parauniversitar, ndërsa fuqizimi i rolit të prindërve në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave do të ndihmonte në menaxhimin e mirë të shkollave.

Falënderova GIZ-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për angazhimin e vazhdueshëm që po bëjnë në përkrahjen e realizmit të aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit dhe vlerësimin e punës së PSAK./ZERI