‘Lutjet’ e fundit të Haradinajt për Demarkacioni

Aktuale March 15, 2018 - 12:29
Kryeministri Haradinaj ‘u bie në gjunjë’ deputetëve

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme deklaroi se seanca për Demarkacionin do të mbahet të martën në ora 14:00, raporton “Zeri.info”.

Deri më tani koalicioni qeverisës ka arritur që ti sigurojë 79 vota me kalimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK nga 80 sa janë të nevojshme për ta kaluar këtë marrëveshje.

Mirëpo, në këto fotografi që janë bërë para pak çastesh në sallën e Kuvendit të Kosovës në të cilën po mbahet vazhdimi i seancës, Haradinaj është parë duke biseduar me të gjithë deputetët, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Në bazë të fotografive, Haradinaj në këtë seancë shihet duke biseduar me secilin deputet veç e veç, e që me gjasë ai ka biseduar me ta në lidhje me Demarkacionin, pasi që koalicioni qeverisës është në kërkim të votës së “artë”, pra votës së 80-të, votë kjo e cila do ta mundësonte kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Për më shumë, shikoni fotografitë:

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image