Çfarë po ‘bashkëpunon’ Elmi Reçica me Sllavko Simiqin?

Aktuale March 15, 2018 - 12:00
‘A është kjo marrëveshje në shkëmbim të votës për Demarkacionin’?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është parë duke biseduar me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, raporton “Zeri.info”.

Madje, siç shihet edhe në fotografitë, Reçica shihet teksa i tregon një dokument Simiqit.

Se çfarë është ky dokument ajo nuk dihet mirëpo, një gjë është e sigurt, Lista Serbe akoma është kundër votimit të marrëveshjes Demarkacionit dhe ende nuk dihet çfarë do të kërkojë në shkëmbim të votës së tyre, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Zyrtare: Haradinaj tregon se kur do të mbahet seanca për Demarkacionin

Se a është kjo një “marrëveshje” në shkëmbim të votës së Listës Serbe për Demarkacionin, kjo nuk dihet.

Kujtojmë se deri më tani me kalimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK, koalicioni qeverisës ka siguruar 79 vota nga 80 sa i duhen për ta kaluar këtë marrëveshje. /ZËRI/

Image

Image