Vetëvendosje e bën ‘horë’ Kadaj-Bujupin pas rikthimit në AAK

Aktuale March 14, 2018 - 21:29
Ky është reagimi i ‘Vetëvendosjes’ për Donika Kadaj-Bujupin

Donika Kadaj-Bujupi ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga lëvizja “Vetëvendosje”, por që sot ajo i është rikthyer Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Rikthimin e saj e ka konfirmuar kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, një herësh edhe kryetar i AAK-së.

LEXO EDHE: ‘Vetëvendosje’ reagon pas formimit të Grupit të Deputetëve të Pavarur

Mirëpo, lidhur me rikthimin e saj në AAK ka reaguar “Vetëvendosje”, transmeton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për media ku “Vetëvendosje”, ka reaguar edhe për formimin e “Grupit të Deputetëve të Pavarur”, flitet edhe për Kadaj-Bujupin.

Sipas “Vetëvendosjes”, rikthimi i Donika Kadaj-Bujupit në AAK tregon mungesë absolute të qëndrimit politik, raporton “Zeri.info”.

“Sot morëm vesh nga mediat se 13 deputetë janë larguar prej grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, subjektit tonë të cilit vota popullore i mundësoi përfaqësimin me 32 deputetë. Dymbëdhjetë prej të larguarve kanë krijuar një grup më vete në Kuvend, ndërsa njëra prej tyre, Donika Kadaj, është rikthyer në AAK-në e Ramush Haradinajt. Deri më tash asnjë prej këtyre deputetëve nuk ka shprehur, me shkrim apo me gojë, ndonjë ide apo qëndrim politik të ndryshëm nga idetë dhe qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndërsa vendimi i Donika Kadajt për t’u rikthyer në AAK është tregues i mungesës absolute të qëndrimit politik. AAK-ja është një parti e cila e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin në raport me Marrëveshjen për 'Demarkacionin' me Malin e Zi, dhe, kjo parti po shënon edhe një numër të madh dështimesh në qeverisjen e vendit, gjëra kundër të cilave deputetja Kadaj ka qenë shumë e zëshme deri para pak ditësh”, thuhet në reagimin e “Vetëvendosjes”. /ZËRI/