Moment i sikletshëm mes Albulena Haxhiut dhe Dardan Sejdiut

Aktuale March 14, 2018 - 19:41
Mos e humbisni këtë moment

Teksa sot edhe zyrtarisht është konfirmuar ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, duke u krijuar një Grup i ri Parlamentar me anëtarët e pakënaqur të VV-së, ka ndodhur edhe momenti i parë i sikletshëm mes dy palëve.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në konferencën për media, Albulena Haxhiu dhe Dardan Sejdiu kanë pasur një moment të sikletshëm.

LEXO EDHE: Vetëvendosje: Dërguti të dorëhiqet nga posti i nënkryetares, ose e shkarkojmë

Pasi Haxhiu i dha ultimatum Aida Dërgutit për tu dorëhequr nga pozita e nënkryetares së Kuvendit, ajo është përballur në një situatë të pazakontë me Dardan Sejdiun, shefin e Grupit Parlamentar të 12 deputetëve të dorëhequr nga VV.

Haxhiu me nxitim është larguar nga foltorja teksa ka harruar fjalimin e saj.

Menjëherë pas saj ka ardhur Sejdiu i cili e ka thirrur Haxhiun ta merr fjalimin e saj.

LEXO EDHE: Dardan Sejdiu flet për Grupin e Deputetëve të Pavarur

Haxhiu madje ka refuzuar edhe ta shikojë Sejdiun teksa nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre. Në anën tjetër në fytyrën e Sejdiu ka pasur një buzëqeshje pas momentit të sikletshëm me Haxhiun./Insajderi/