Veseli: Drama e Demarkacionit përfundohet shumë shpejt

Aktuale March 14, 2018 - 18:51
''Jemi në fundin e kësaj drame....''

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se i uron mirëseardhja grupit të ri parlamentar dhe se janë pajtuar për ulëset e këtij grupi si dhe për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, raporton "Zeri.info".

Ndërsa duke folur për Demarkacionin, Veseli ka thënë se “ka ardhur koha që të përmbyllet drama me Demarkacionin”.

Ai është shprehur i bindur se shumë shpejt do të përfundohet kjo çështje.

“Jemi në fundin e kësaj drame që edhe ashtu nuk u ka bërë mirë qytetarëve dhe i ka mbajtur ata të izoluar”, është shprehur Veseli. /ZËRI/