Ky është Grupi Parlamentar më i madh në Kuvend pas ndarjes së ‘Vetëvendosjes’

Aktuale March 14, 2018 - 16:14
Ja cila parti ka më së shumti deputetë në Kuvend

Ndarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës ta marr primatin e grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje, që kishte 32 deputetë, pjesa e pakënaqur që janë 13 deputetë, kanë bërë kërkesë për ndarje nga kjo parti, e që rrjedhimisht partia e Albin Kurtit mbetet me 19 deputetë, raporton lajmi.net.

E LDK-ja ka 27 deputetë momentalisht, me Mimoza Kusarin dhe Ilir Dedën që funksionojnë në kuadër të grupit parlamentar të kësaj partie.

LEXO EDHE: Të ‘pakënaqurit’ e ‘Vetëvendosjes’ formojnë Grupin Parlamentar

Partia e Albin Kurtit do të renditet e treta, pas PDK-së që ka 23 deputetë aktualisht.