Të ‘pakënaqurit’ e ‘Vetëvendosjes’ formojnë Grupin Parlamentar

Të ‘pakënaqurit’ e ‘Vetëvendosjes’ formojnë Grupin Parlamentar

Aktuale mars 14, 2018 - 16:02
Ja kush është shefi i Grupit

Grupi i deputetëve të dorëhequr  nga Lëvizja Vetëvendosje,  tanimë edhe zyrtarisht është ndarë nga Grupi Parlamentarë i kësaj partie.

Ky grup  ka dorëzuar para pak minutash në administratën e Kuvendit të Kosovës,  kërkesën për grup të ri parlamentarë.

Në bazë të kërkesës së dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës e të cilën e posedon Gazeta Blic, të 12 deputetët e nëshkruar, kanë kërkuar që grupi parlamentar të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur- GDP”.

Në dokumentin e siguruar  nga Gazeta Blic, e para në këtë listë është Aida Dërguti, deputetja më të cilën edhe filloi “zhurma” brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa kërkesa është drejtuar në emër të Dardan Sejdiut i cili është caktuar edhe si kryesues i Grupit të ri parlamentar, shkruan Gazeta Blic.

Më poshtë kërkesa dhe nënshkrimet:

Dokumenti 1: Kërkesa drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Image

 

Dokumenti 2: Nënshkrimet e 12 deputetëve që do ta formojnë “Grupin e Deputetëve të Pavarur”

 

Image