Donika Kadaj-Bujupi rikthehet në AAK

Aktuale March 14, 2018 - 15:55
E konfirmon Ramush Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi, është rikthyer në AAK, në partinë të cilën e kishte braktisur para pak vitësh, raporton "Zëri.Info".

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

"Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht", ka shkruar Haradinaj.