Finlanda shteti më i lumtur në botë, Kosova ua kalon fqinjëve

Finlanda shteti më i lumtur në botë, Kosova ua kalon fqinjëve

Aktuale mars 14, 2018 - 14:51
E renditur mjaft lartë

Shteti i Finlandës është shteti më i lumtur në botë, thuhet në raportin e sivjetmë global të OKB-s rreth lumturisë që mbretëron në mesin e 156 shteteve të botës, transmeton Zeri.info.

Image

Norvegjia e cila vitin e kaluar ishte e para, tani ka zbritur në pozitën e dytë, ndërsa në top-dhjetë shtetet më të lumtura, janë Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Suedia dhe Australia.

Image

Në këtë listë është përfshirë edhe shteti ynë, Kosova, e cila në rang botërorë qëndron mjaft mirë në krahasim me disa nga shtetet të cilat e kanë ekonominë dhe jetesën shumë më të avancuar se ne, duke zënë pozitën e 66-të.

Ndërsa sa i përket krahasimit me vendet e rajonit, apo më mirë të themi me vendet e ish Jugosllavisë, pjesë e së cilës ka qenë edhe Kosova, vendi ynë qëndron shumë më fuqishëm përpara, shkruan më tej zëri.info. Para nesh është vetëm Sllovenia, e cila renditet në vendin e 51-të. Pas nesh janë Serbia e cila është e 78-ta, pastaj Mali i Zi i 82-ti, Maqedonia e 89-a e kështu me radhë./ZERI