‘Forja’ e radhës e Konjufcës për Qeverinë Haradinaj dhe Mustafa

Aktuale March 14, 2018 - 14:06
Konjufca me fore tjetër për Qeverinë

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria Haradinaj dallon nga ish-qeverisja e Isa Mustafës vetëm për faktin që kryeministri vrapon më shpejtë.

“Kur dalim në këtë foltore , meqenëse është tema për qeverisjen. Duhet ta bëjmë pyetjen se çfarë dallon kjo qeverisje nga qeverisja e kaluar, dhe i vetmi ndryshim është qe kryeministri aktual vrapon më shpejtë se ish-kryeministri Mustafa”, ka deklaruar Konjufca në fjalën e tij në Kuvend, shkruan Periskopi.

Konjufca ka kritikuar qeverinë Haradinaj edhe për numrin e lartë të zëvendësministrave, duke thënë se për të menaxhuar një numër kaq të madh të tyre do të duhet që të themelohet një ministri e veçantë.

“Si po shkon puna kësaj Qeverie do t’i duhet edhe një ministri shtesë për zëvendësministrat, për t’i mengjauar ata.Kjo tregon që qeveria nuk e ka hallin e qytetarëve. Shumica e kohës së kësaj qeverie do t’I shkojë duke u marrë me veten”, ka thënë Konjufca.

Deputeti i VV-së, ka folur edhe për mungesën e një ligji për Qeverinë.

“Qe 17 vite kemi qeveri, dhe asnjëra prej qeverive nuk e ka sjellë ligjin për Qeverinë. Sepse secila qeveri që vjen bën se çfarë të dojë me strukturën e Qeverisë. Ajo fjala e famshme e Ramiz Lladrovcit “Ligji është si llastiku” vlenë për këtë qeveri, në fakt kjo qeveri është si llastiku”, është shprehur Konjufca.

Ai ka kritikuar edhe varësinë e Qeverisë Haradiaj nga Lista Serbe. Konjufca ka thënë se takimi i këtyre deputetëve me deputet të një partie ruse do të duhej të nxiste reagime, madje sipas Konjufcës do të duhej që Lista Serbe të përjashtohej nga politika kosovare.

“Kemi një vartësi të frikshme të kësaj qeverie nga Lista Serbe dhe drejpërdrejtë nga Beogradi dhe këshillat që jepen nga atje për Listën Serbe. Pse nuk pati asnjë reagim të Qeverisë pasi që deputëtët e Listës Serbe takimin e parë në Beograd e patën me deputet të një partie ruse. Më e pakta që do të mund të bënte është që të përjashtohej nga politika e Kosovës , nëse kjo vizitë është në kundërshtim më shtetësinë e Kosovës”, tha Konjufca, shkruan Periskopi.

Sa i përket debatit ndërmjet LDK-se dhe kryeministrit Hardinaj për formimin e ushtrisë së Kosovës, Konjufca ka thënë se tashmë nuk duhet të zihen se kush e bllokoi këtë proces, pasi që Ligji për Ushtrinë është i gatshëm dhe vetëm duhet të përcaktohet se cila rrugë do të ndiqet, ajo e ndryshimit Kushtetues apo formimi i ushtrisë me një Ligj të veçantë.

“Këtu po zihet kryeministri me LDK-në, se kush e bllokoi formimin e ushtrisë. Kjo është për ta devijuar temën, pasi ne vendimin për ushtrinë e kemi përpara. Ky duhet të na tregojë se cila është rruga që duhet ndjekur për këtë çështje. Qeveria është për të treguar se për cilin version ka me u përcaktua.

Në tavolinë janë vetëm dy opsione. Me Kushtetutë apo me Ligj. Pse nuk po koncentroheni në temat që mund ta keni edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje, por po përcaktoheni për tema të cilat po shkaktojnë përçarje.

Pse po insistoni në vendime të cilat po e ndajnë skenën politike të Kosovës. Pse nuk po koncentroheni në tema për të cilat ka konsensus të të gjitha partive. Të gjithë jemi të gatshëm si duket, përveç Qeverisë”, ka përfunduar Konjufca./Periskopi/