Haxhiu: Prishtinasit s’e merituan dorëheqjen tënde Shpend

Aktuale March 14, 2018 - 13:54
Ja çfarë ka shkruajtur Haxhiu për Ahmetin

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar në facebook për dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Vetëvendosja, transmeton Zeri.info.

Ajo, ka thënë se Shpendi është bërë kryetar i Prishtinës edhe në mandatin e dytë vetëm si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje .

Ky është postimi i saj:

“I kujtoj sikur sot, aktivistët e vullnetarët që punuan pa u ndalur që sot Shpendi të jetë në mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ata por mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës, s'e merituan dorëheqjen tënde Shpend!”/Zeri