Zeka deputetëve: Mos lejoni Listën serbe të bëjë shaka me interesat e Kosovës

Aktuale March 14, 2018 - 12:00

Deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka kritikoi të gjithë deputetët për mos trajtimin e temave të duhura, e që sipas tij të gjithë deputetët po sillen sikur në kohë zgjedhjesh, raporton “Zëri.info”.

“Ne gjatë gjithë kohës si deputet flasim si me qenë në fushata zgjedhore dhe paragjykojmë njëri tjetrin. Çdo kritikë që e ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale dihet që është kritikë vetëm sa për të bërë zhurmë”, tha Zeka.

Ai ka drejtuar kritikat e tij edhe kundrejt Vetëvendosjes dhe LDK-së si opozitë, duke u bërë thirrje atyre që të mos lejojnë që Lista Serbe të marr vendime për Kosovën.

LEXO EDHE: Abdixhiku: Haradinaj ofendoi Kosovën

“Mos të i krijojmë vakum Listës serbe që të bëjë hajgare me interesat e Kosovës”, theksoi Zeka.

Zeka po ashtu ka përmendur edhe mishin belg për të cilin tha se as nuk u  përmend në Kuvend sot nga asnjëri deputet, ndonëse sipas tij ishte çështje mjaft e rëndësishme./ZERI